Asociacioni i komunave me shumicë serbe është kthyer në një trysni për Kosovën të cilës i kërkohet të gjejë një rrugë për krijimin e tij. Madje BE-ja, që ndërmjetëson dialogun Prishtinë-Beograd këmbëngul se ky është një detyrim ndërkombëtar. Por drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips thotë se Kosova duhet të kërkojë të drejta për shqiptarët e Preshevës siç kanë serbët në Kosovë.