Wolfgang Richter, ekspert gjerman i Fondacionit Shkenca dhe Politika shpjegon, se çfarë do të thotë për rrjedhën e mëtejshme të luftës ofensiva madhore ruse në Donbas. “Faza e parë e luftës nuk eci mirë për Rusinë. Ajo që ishte planifikuar, pra një ndryshim qeverie, një përparim i shpejtë në zonën qeveritare në Kiev nuk u arrit. Në vend të kësaj pati humbje të mëdha.