Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka deklaruar për KosovaPress se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, por e ndjeshme. Ai ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë informatë për ndonjë incident në këtë pjesë të vendit ku edhe po mbahen zgjedhjet e parakohshme për kryetar të katër komunave me shumicë serbe. Me zgjedhjet e zhvilluara këtë të diel, Musliu tha se veriu ka shansin të çlirohet nga trinomi Putin-Vuçiç-Radojiçiç. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.