Prokurorët e specializuar në Hagë do ta kenë të vështirë ta provojnë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fajtorë për krimet e supozuara, sipas dy ekspertëve të drejtësisë, Mathias Holvoet dhe Aidan Hehir. Holvoet, professor I së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit në Holandë, I tha REL-së se i ka bërë përshtypje edhe se sa i fuqishëm është ekipi i mbrojtjes i të akuzuarve.“