Michael Snow, gjykatësi i çështjeve të ekstradimit në një gjykatë të Londrës pranoi lirimin me kusht të Harriet Bridgeman e arrestuar për qëllim ekstradimi në Shqipëri si pjesë grupit të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt. Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu pati akses ekskluziv në ndjekjen e procesit online, nga ku avokatja mbrojtëse e Harriet Bridgeman parashtroi kërkesën për liri me kusht.