Nuk është një video e prodhuar nga fantazia e Inteligjencës artificiale me flamurin shqiptar i valëvitur në Tajlandë. Por një video reale nga celulari i një shqiptareje e cila është duke pushuar në plazhet e Patong Beach në Tailandë. “Nuk e kam ide se përse flamujt shqiptarë ishin vendosur në këtë plazh. Natyrisht m’u bë qejfi dhe me shpejtësi e filmova”, tha për Top Channel Albana Tola e cila është duke pushuar në këtë plazh me familjen.