5 gra dhe 14 fëmijë kanë mbërritur në Shqipëri pasi kishin vite që jetonin në kampin famëkeq në Siri. Ata u nisën nga Bejruti me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”. Ishte vetë kryeministri Edi Rama që i priti së bashku me ministrin e brendshëm Bledi Çuçi.