Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë pas konfliktit të ndodhur pak minuta pas mesnate në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Policia njofton se i riu Jurgen Duka (Meziri), është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar, ku ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri. Viktima rreth 29 vjeç nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.