Londra i dha dritën jeshile kërkesës të Shqipërisë për të ekstraduar një person i dënuar në mungesë nga gjykata e Elbasanit për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Top Channel sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër mëson se Mikel Hoxha e ka humbur betejën ligjore të bllokimit të ekstradimit drejt Shqipërisë. Gjykatësi çështjes e dërgoi rastin e të riut nga Gramshi për firmën e sekretares së re të punëve të brendshme Shabana Mahmood.