Në Londër nisi procesi shqyrtimit të kërkesës të shtetit shqiptarë për të ekstraduar nga Britania e Madhe, Edmond Haxhinë dhe katër shtetas britanik, nën dyshimin se në bashkëpunim kryen vrasjen në Shëngjin të biznesmenit Ardian Nikulaj. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu i cili e ndoqi online këtë proces raporton, se në ditët e parë të procesit, u pa haptas se provat e sjella nga Shqipëria, faktojnë pjesëmarrjen e tyre në vrasje, e janë të pakundërshtueshme.