Për Edi Ramën vjelja e mendimit të grupit parlamentar socialist përmes tre propozimeve me zarfe të mbyllur ishte një risi. Më shumë se sa një risi u duk si një ushtrim politik për të testuar perceptimin e deputetëve për proces-zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Kanë kaluar 22 ditë nga koha kur zarfet me propozime u administruan por asnjëherë nuk u bënë publik preferencat e deputetëve socialist.