Edhe dënimi në mungesë për vjedhjen e një celulari mund të çojë drejt ekstradimit në Shqipëri duke ta prishur qetësinë e një jete të re nisur në Angli. Kjo i ka ndodhur Dajlan Hoxhës i prangosur prej Policisë Metropolitane në Londër si person si shpallur në kërkim ndërkombëtar prej Interpol Tiranës. Nga dokumentet e gjykatës të Ekstradimeve “Westminster Magistrate Court” disponuar prej gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, Hoxha 28 vjeç, është dënuar në mungesë prej Gjykatës të Tiranës për vjedhjen e një celulari të shtetasit me inicialet S.Y në 10 Shtator 2021. Gjykata e ekstradimeve në Londër do ta shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar apo jo Dajlan Hoxhën më 8 Prill.