Shqipëria dhe Anglia kanë finalizuar mbrëmjen e djeshme një marrëveshje për vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri të të dënuarve shqiptarë në shtetin ishull. Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë angleze i konfirmoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se është arritur marrëveshja, e cila do të çojë përpara marrëveshjen e vitit 2020, nënshkruar nga ish-ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.