Top Channel/Ekskluzive! Ambasadori Gonzato:920 mln€ jo çek bosh!Sulmet ndaj Dumanit të mos tolerohen
30/10/2024 19:37

Muhamed Veliu: Zoti Ambasador, së pari, shumë faleminderit për këtë intervistë në Top Channel. Do të doja ta nisja duke ju pyetur, Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë, tha se nga Plani i Rritjes së BE-së Shqipëria do të marrë 920 milionë Euro. Ju lutem, mund të shpjegoni se si do t’i jepen Shqipërisë dhe si do të përdoren? Ambasadori Silvio Gonzato: Më lejoni të bëj një hap prapa, sepse vizita e Presidentes von der Leyen nuk kishte të bënte vetëm me Planin e Reformës dhe të Rritjes, megjithëse ajo që thatë është e saktë. Vizita e saj, siç edhe ia thashë, ndodhi në një moment kur yjet janë linjëzuar për Shqipërinë. Ne sapo hapëm negociatat reale, negociatat për grup-kapitullin e themeloreve, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme në procesin e anëtarësimit. Sapo kemi miratuar një Agjendë Reformash të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, e cila është kushti për fillimin e financimit përmes Instrumentit të Reformave dhe Rritjes dhe, për rrjedhojë, për të përfituar ato 900 milionët që përmendët. Dhe sigurisht, vizita u bë edhe në momentin kur përuruam vitin akademik të Kolegjit të Evropës. Është simbolike, por mendoj se është shumë e rëndësishme. Është një tjetër element i këtij “linjëzimi yjesh” që për momentin po ndodh këtu në Shqipëri. Unë do të doja të flisja së pari për negociatat e anëtarësimit, sepse në fund të fundit, Plani i Reformave dhe Rritjes ka për qëllim të përshpejtojë dhe mbështesë procesin e anëtarësimit. Dhe hapja e grupkapitullit të themeloreve do të thotë që Shqipëria tani duhet t’i marrë seriozisht reformat në fusha vendimtare, qoftë konsolidimi i reformës në drejtësi të vitit 2016, qoftë lufta kundër korrupsionit. Pastaj duhet të shohim me të vërtetë anën parandaluese, të shikojmë sektorët e brishtë dhe të shohim se si mund t'i trajtojmë ato situata që janë të favorshme për korrupsion. Të shohim kontrollet dhe balancat në vend dhe të sigurohemi që çdo institucion t’i kryejë detyrat e veta në mënyrë të pavarur dhe që pavarësia të respektohet. Pra, ky proces do të thotë se nuk mund të ketë më hezitime. Kur një ligj diskutohet në parlament, në Kuvendin e Shqipërisë, parametri, synimi, objektivi, matësi duhet të jenë standardet e BE-së, acquis e BE-së. Nuk mund t’i biem rrotull dhe të themi se na duhet më shumë kohë për t'u përshtatur ose për të arritur standarde të caktuara. Ky është objektivi. Sepse ky është vullneti i popullit shqiptar. Kjo është ajo që ata duan të shohin të ndodhë. Dhe BE-ja i është përgjigjur kësaj me një ofertë shumë konkrete. Oferta është që ne mund t'i hapim të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2025. Është ambicioze, por është e mundur. Por kjo do të thotë që të gjitha burimet, energjitë dhe vëmendja duhet të përqendrohen tek ai qëllim. Dhe duhet të ketë konsensus të qartë politik. Plani i Reformave dhe Rritjes ishte gjithashtu një përgjigje e Bashkimit Evropian ndaj kësaj thirrjeje për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Dhe logjika e tij është se, nga njëra anë kërkon t’u mundësojë vendeve të rajonit të fillojnë të përfitojnë nga disa aspekte të tregut të përbashkët përpara anëtarësimit. Pra, është një mënyrë e mirë për t'u përgatitur për të përballuar më pas konkurrencën ndaj të cilës do të ekspozoheni pasi të bëheni pjesë e tregut të përbashkët. Por, gjithashtu, u ofron atyre mjetet financiare për të bërë ato reforma që sigurojnë se ekonomia mund ta durojë presionin. Dhe këtu vijnë 920 milionët. Por nuk është një çek bosh. Janë paratë që do të paguhen pasi Shqipëria të ketë plotësuar të gjitha kushtet e sakta. Këto janë publike. Agjenda e Reformës është konsultuar me njerëzit dhe tani do të publikohet në formën e saj përfundimtare. Këto janë angazhime shumë konkrete të ndërmarra nga qeveria në katër fusha, konkretisht: kapitali njerëzor, mjedisi i biznesit, tranzicioni digjital dhe i gjelbër, si dhe sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë. Dhe kjo do të ketë edhe një ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve shqiptarë. Pra, do të ketë një pagesë të parë që do të jetë një lloj çeku fillestar për të nisur reformat. Më pas, dy herë në vit, do të ketë pagesa të cilat lidhen me plotësimin e kushteve specifike. Më lejoni të them edhe një gjë: që me fillimin e negociatave të vërteta tani, Shqipëria nuk do të duhet të tregojë më vetëm vendosmëri në ndjekjen e reformave, por do t'i nënshtrohet edhe një shqyrtimi shumë më të hollësishëm, më të kujdesshëm nga Brukseli. Dhe kur kam parasysh Brukselin, nuk kam parasysh vetëm BE-në. E kam fjalën edhe për shtetet anëtare të BE-së. Sepse ju e dini që, në fund të fundit, vendimi nëse një vend mund të anëtarësohet në BE apo jo është një vendim që merret nga të 27 vendet. Pra, për këtë, duhet të sigurojmë vërtet që performanca të jetë konsistente, që nuk ka kontradikta, që nuk ka zgjedhje që mund të kritikohen në dritën e asaj çka është acquis e BE-së. ...

Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25