Ngecjet në reformat e sistemit të arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, investimet e pakta të huaja, si dhe çështjet e hapura me Serbinë, janë disa nga faktorët që vazhdojnë të ndikojnë negativisht në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Për 16 vjet shtet, Kosova vazhdon të ballafaqohet me problemin e sigurisë, që ka impakt negativ për tërheqjen e investimeve të huaja.