Situata aktuale e performancës së industrisë dhe tregtisë si dhe ndikimi I tyre negativ në rritjen ekonomike kanë ulur besimin e sektorëve në muajin shtator. Raporti I vrojtimit të besimit në ekonomi bën të ditur se ky tregues në industri ra me 6.3% I ndikuar kryesisht nga prodhimi në rënie si dhe ulja e kontratave porositëse. Ndërsa në të njëjtën ecuri vijon dhe sektori I tregtisë.(grafik) Ekspert të ekonomisë vlerësojnë se mungesa e investimeve dhe mbështjetjes nga qeveria në këtë sektorë, kanë ndikuar në aftësinë prodhuese të bizneseve duke mbetur prapa në teknologji dhe inovacion.