“Eja këndo me ne” çeli edicionin e tij të nëntë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Nën dirigjimin e Dritan Lumshin dhe me koncertmaestër Ingrid Pulizon, projekti do të përzgjedhë koret nga shkollat 9-vjeçare. Fëmijët mësojnë të këndojnë korale të ndryshme dhe do të njihen me një repertor operash të njohura, përfshirë ato shqiptare.