Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi i kundërshtoi kategorikisht ato që i cilësoi si përpjekje për të detyruar palestinezët e Gazës të zhvendosen në Gadishullin Sinai. Përpjekje të tilla, paralajmëroi ai, do të vënë në rrezik paqen e Egjiptit me Izraelin.