Përdorimi me eficencë i energjisë elektrike është pjesë e paketës për menaxhimin e krizës që pritet të prezantohet nga qeveria të mërkurën. Tashmë e ka nisur programi Kombëtar i Eficencës Energjetike në disa qytete si Durrës, Peshkopi, Elbasan, Korçë, Vlorë, Orikum e Shëngjin. Në Berat kryeministri Edi Rama pa nga afër rigjenerimin e 17 pallateve me sistemet kapot, termoizolimin përfshi hidroizolimin e tarracave.