Teknologjia po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së të rinjve në Korçë. Përmes konkursit ICT Club qindra nxënës do të kthejnë idetë e tyre në projekte konkrete në fushën e inovacionit dhe teknologjisë. Për të tretin vit kjo iniciativë synon të zhvillojë aftësitë digjitale dhe kreativitetin tek nxënësit. Robotikë, aplikacione dhe ide inovative do të vihen në zbatim nga 450 të rinj që synojnë zgjidhjen e problemeve përmes teknologjisë