Në malin e Krujës u zhvillua edicioni i 10-të i garës ndërkombëtare “Hill Climb-Trofeu Skënderbej 2025”. Fitues i këtij edicioni u shpall veterani hungarez Laszlo Szasz, një nga pilotët më me përvojë në këtë disiplinë (shpejtesi ne malore). Në rrugën sfiduese të Sarisalltikut, pilotët garuan individualisht në një terren të ngushtë dhe të pjerrët që kërkon përqendrim maksimal.