Vrasja e tre grave ditën e djeshme nga Dan Hutra ka ngritur sot në protestë qytetarë e aktivistë të cilët janë mbledhur para Ministrisë së Drejtësisë. Protestuesit ngrenë një sërë pyetjesh se pse Dan Hutra lihej i lirë, pas gjithë këtyre krimeve që kishte bërë që prej vitit 2007 kur vrau gruan e parë. Ata mbajnë pankarta në duar me mbishkrimet: “Edhe sa vrasës janë të lirë nga gjykimi i shkurtuar”, “Çun i mirë ky ta lirojmë”, “E liruan për të vrarë gratë”, “Gjyqtarët vrasës”, “Kamza në zi par gratë”, “Gratë vriten, shteti hesht”, “Shteti është përgjegjës për vrasjet”, etj.