Ish-këshilltari i Ilir Metës dhe ish-deputeti i LSI, Ralf Gjoni u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme antikorrupsion. Nuk dihet ende arsyeja pse ish-këshilltari i Metës është thirrur në SPAK. Në zgjedhjet e 2009 ai u bë zëdhënësi i fushatës së LSI-së që në atë kohë drejtohej nga Ilir Meta.