Në dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që lidhen me dosjen e financuesit të dënuar për krime seksuale Jeffrey Epstein, përmendet edhe emri i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila në 2012, ushtronte funksionin e kreut të shtetit. Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, përmendet një princeshë nga Tajlanda që do të ishte në Neë York bashkë Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe do të dëshironte të takonte Epstein, nëse do të kishte kohë.