Edhe dy ditë ka kohë Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, si i mandatuar për formimin e qeverisë për të paraqitur programin e përbërjen para Kuvendit. Vendi ka mbetur me ekzekutiv në detyrë e pa kuvend funksional për gati një vit, duke rrezikuar edhe funksionalizimin e vetë shtetit. Për shkak të kufizimeve, qeveria në detyrë nuk ka nxjerrë akoma ligjin për buxhetin për vitin e ardhshëm. E nëse vendi nuk formon qeverinë brenda vitit atëherë shteti mund të funksionojë vetëm në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm me 1/12 e buxhetit.