Sektori I Call Center-ave është më I madhi për punësimin e të rinjve në vendin tonë. Referuar Institutit të Statistikave INSTAT, në 2015 kishte 25 mijë punonjës në këtë industri, ndërsa sot numërohen 11 mijë. Në kushtet kur numri sa vjen e zvogëlohet kompanitë Call Center kanë nisur të kërkojnë fuqi punëtore nga kontinente të tjera si Azia dhe Afrika.