Ebrahim Raisi i cilësuar si përkrahës i vijës së ashpër, pritet të jetë presidenti i ardhshëm i Iranit. Numërimi i deritanishëm i votave i jep atij udhëheqjen në krahasim me tre rivalët e tjerë. Zoti Raisi është një gjykatës i lartë i Iranit dhe sipas BBC është përkrahës i qëndrimeve ultra konservatore.