Disa ditë pas shtrimit në spital, vjen lajmi i mirë për kompozitorin Limoz Disdari. Artisti i njohur, ish deputet I PS, ka arritur të dalë nga gjendja e intubimit, ndërsa ka shprehur edhe fjalët e para. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotmë ka vizituar kompozitorin e njohur, Limoz Dizdari, i shtruar prej disa ditës në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.