Top Channel/ E zbulon Marta Kos: Do hapen kapituj të rinj me Shqipërinë brenda 2025
17/04/2025 19:52

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do vijojë me ritme të shpejta dhe hapja e grupkapitullit të dytë të negociatave, pak ditë më parë, nuk do të jetë i vetmi për këtë vit. Deklarata u bë nga Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, në forumin me temë “BE takon Ballkanin”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. “Po punojmë për përshpejtimin e negociatave sa më shumë që të jetë e mundur. Dhe tashmë po shohim përparim që do të kishte qenë i paimagjinueshëm vetëm pak vite më parë. Vetëm në fillim të kësaj jave kemi hapur një grup tjetër negociatash me Shqipërinë, të dytin që kur mora detyrën 5 muaj më parë, dhe me shumë mundësi jo të fundit këtë vit”, tha Marta Kos. Komisionerja Marta Kos e cilësoi procesin e zgjerimit si historik, ndërsa ritheksoi edhe njëherë se do të jetë avokatja e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse zbatojnë reformat. Për zyrtaren më të lartë të zgjerimit në union, si vendet kandidate, ashtu edhe Bashkimi Evropian, do të përfitojnë nga ky moment historik dhe do ta përfundojnë bashkimin e kontinentit. “Periudha e lodhjes nga zgjerimi ka mbaruar. Brezi aktual i liderëve evropianë e kupton se bashkimi i kontinentit është çelësi për garantimin e paqes, lirisë, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë evropianët”, shtoi komisionerja Kos. Komisionerja për Zgjerim deklaroi se bashkimi i Evropës është një mënyrë për të konsoliduar stabilitetin dhe se zgjerimi është mjeti më i rëndësishëm strategjik i Bashkimit Evropian.

Top Channel/ “Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Ja si përgjigjet Kumbaro
19/03 15:39
Top Channel/ Ministri Demo: Komisioni për Territorialen vijon punën, reforma do të hartohet
19/03 15:33
Top Channel/ Stërvitjet serbe pranë kufirit me Kosovën, ministri i Mbrojtjes: Shqipëria garanton…
19/03 15:29
Top Channel/Projektligji i PD për zbritjen me 45 lekë të naftës, ministri Karakaçi rrëzon propozimin
19/03 15:28
Top Channel/ Nis lufta politike për naftën! PD ligj për heqjen e taksave. Qeveria refuzon
19/03 15:04
Top Channel/ Berisha në takimin e PPE, flet kundër Ramës dhe për mbështetje në rritje për opozitën
19/03 12:16
Top Channel/ PD tregon si ulet çmimi i naftës, paraqet propozim për ndryshimin e taksave
19/03 12:10
Top Channel/ Peleshi në Gjermani, PD ankohet/ Vizita në Bundestag, debat për delegacionin
19/03 12:06
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Më 22 mars të ngremë zërin, sytë e partnerëve janë te ne
19/03 11:01
Top Channel/ Meta-Kryemadhi shkojnë në gjykim, Meta nga burgu flet për “drejtësi me regji”
18/03 15:09
Top Channel/ BE na pranon, por ende jo anëtarët! Fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare
18/03 15:07
Top Channel/ Çmimi i naftës, Rama mbledh furnizuesit: Nuk rikthehet bordi i karburanteve
18/03 15:05
Top Channel/ Rama tregon ku do shkojnë lekët që do mblidhen nga rritja e çmimit të naftës
18/03 14:46
Top Channel/ “Kemi krijuar AlbTrace në bashkëpunim me Emiratet”, Rama: Gjurmon produktet e akcizës
18/03 14:34
Top Channel/ “Situata po shihet në disa plane”, Malaj: Bordi i Transparencës ngrihet nëse…
18/03 14:34
Top Channel/ “Bllokimi i Hormuzit nuk na ndikon direkt”, Karakaçi: Gati pr.ligji i rezervës
18/03 14:23
Top Channel/ Ne kemi naftën tonë, pse duhet të rritet çmimi? Ja si përgjigjet Rama
18/03 14:22
Top Channel/ Kërkesa për kthimin te qytetarët të TVSH, Rama: Do përfitojnë vetëm pensionistët
18/03 14:11
Top Channel/ “Nuk jemi në kushte të krijimit të bordit për naftën”, Ibrahimaj: Po monitorojmë
18/03 14:10
Top Channel/ “Nafta është rritur në bursë”, Rama: Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore
18/03 13:54
DIGITALB DIGITALB