Sulmi terrorist i 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit është urdhëruar nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiciq. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka bërë të ditur për këto informacione që i posedojnë autoritetet e vendit e ka shtuar se sulmi është financuar nga shteti i Serbisë.