Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së të moshuarit. Sikurse duket nga pamjet, e gjithë banesa brenda është shkrumbuar nga zjarri. Vatra e zjarrit u shënua në dhomën ku ndodhej i moshuari i paralizuar, prandaj ishte e vështirë ndërhyrja për shpëtimin e tij.