Këtë të mërkurë po përcillet për në banesën e fundit 30-vjeçarja Merushe Azizaj, e cila u vra ditën e djeshme nga vjehrri i saj, Xhevair Hoxha. Po në të njëjtin orar, në fshatin Vidhishte bëhet dhe ceremonia mortore e Xhevair Hoxhës. Në shtëpinë e autorit, aty ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë, ka kapluar qetësia, ndërsa nuk ndodhen shumë njerëz në ceremoninë mortore.