Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit provuan se është e vërtetë që disa sëmuren më rëndë nga Covid. Ata kanë zbuluar një gen i cili dyfishon rrezikun e prekjes së rëndë të mushkërive dhe vdekjes nga koronavirusi. Sipas hulumtimit, 60% e njerëzve me prejardhje nga Azia Jugore dhe 15% e njerëzve me prejardhje europiane kanë versionin me rrezikshmëri të lartë të genit.