E njohur nga shoferët britanikë si “Shtëpia e vogël në Lëndinë”, ferma Stott Hall ofron një pamje të rrallë pasi gjendet në mesin e një autostrade të mbushur me trafik. Pamja e fermës në mesin e autostradës M62 në Yorkshire në veri të vendit, i ka dhënë zë ‘legjendës urbane’ se pronarët e saj Ken Wild dhe gruaja Beth, kishin refuzuar presionin e ndërtuesve për t’u zhvendosur, kur rruga nisi të ndërtohej.