Është varrosur në heshtje dhe i braktisur nga familjarët, 80-vjeçari Shefit Rrapaj nga fshati Kuman i Roskovecit, i cili dy ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj. Ceremonia mortore e tij është zhvilluar pasditen e djeshme në varrezat e fshatit, ku sipas banorëve, në varrim kanë marrë pjesë vetëm disa punonjës të shërbimeve funerale dhe të bashkisë, ndërsa asnjë nga 9 fëmijët apo të afërmit nuk ishte i pranishëm.