Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore. Ka qenë vetë ish-banori i Big Brother Albania Vip 4 që ka bërë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale. Megjithatë ai shprehet se është optimist, duke thënë se me ndihmën e mjekëve, familjes dhe bekimin e Zotit, shpreson që ta kalojë këtë sfidë.