Top Channel/ “E shkarkoj për 2 sekonda”,Trump kërcënon prokurorin e Thaçit! Smith heton republikanin
24/10/2024 22:52

Kandidati i republikanëve për president të SHBA, Donald Trump, ka thënë se do ta shkarkojë “brenda dy sekondave” prokurorin special, Jack Smith, në momentin kur merr postin e presidentit. Ai ka deklaruar të enjten se ky do të jetë ndër vendimet e para si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa e ka cilësuar prokurorin special si person “të poshtër”. Smith e ka akuzuar Trumpin për përpjekjet e tij në përmbysjen e procesit zgjedhor të 2020-s dhe keqpërdorim me dokumente të falsifikuara. Por, prokurori Jack Smith, që tani vepron vetëm në SHBA, dikur ka mbajtur postin e kryeprokurorit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Nëntorin e vitit 2022 Smith braktisi detyrën në Hagë, për t'u kthyer në Shtetet e Bashkuara me qëllim që ta hetojë Trumpin. Ai është fokusuar në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Trumpit dhe për rolin e ish-presidentit në sulmin ndaj Capitolit. Kritika ndaj Smithit ka pasur edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ai ishte shprehur se aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara u parapri nga negociatat për arritjen e “marrëveshjes finale që përfshinte edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale”. “Një grup prokurorësh nuk mundën të gjenin prova kundër Thaçit. Haga vazhdoi të shpenzonte dollarët amerikanë dhe Jack Smith shpenzoi vite duke hetuar krime lufte”, ka thënë Grenell për Smithin në majin e 2024-s. Por, Smith pati deklaruar se akuzat nuk janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e as kundër Kosovës, por ndaj individëve.

Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31