Top Channel/ E rr*hte gruaja, pushohet çështja! Burri thotë se ishte i dehur
01/04/2025 19:51

8 vjet më parë, një burrë denoncoi në polici bashkëshorten se ajo e kishte dhunuar në të paktën katër raste. Me kalimin e kohës, çështja mbërriti në gjykatën e apelit dhe i dëmtuari i tha trupës gjyqësore se gruaja ishte e pafajshme, se ai kishte qenë i pirë atë ditë dhe se marrëdhënia në çift ishte normalizuar. Por nuk ishte kjo arsyeja pse dosja u pushua, por sepse gruaja fitoi nga ligji i amnistisë. Sipas aktit hetimor, burri me inicialet L. G. e denoncoi bashkëshorten M. G. pas tre vitesh martese, gjatë të cilave gruaja ishte dënuar edhe më herët për dhunë ndaj tij dhe ai kishte marrë një urdhër mbrojtjeje prej saj. Në gjykatën e apelit u tha se kryefamiljari kishte tre fëmijë nga martesa e parë dhe sot është 72 vjeç, kurse bashkëshortja e re është 50 vjeçe. Dhuna u bë e padurueshme për kryefamiljarin ditën e 23 majit 2017, ditë në të cilën ajo e goditi me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar fraktura në sy dhe në nofull. “Si pasojë u rrëzova në tokë,” kallëzonte në atë kohë i dëmtuari, i cili rrëfente se, në nerva e sipër, partnerja flaku sendet e shtëpisë nga dritarja. Gjatë shqyrtimit të çështjes në gjykatën e Tiranës, gjyqtari i shkallës së parë, Gerd Hoxha, e dënoi dhunuesen pasi dëgjoi rrëfimet e tre fëmijëve që e përshkruan njerkën si të dhunshme me babain e tyre. Në vendimin e tij, gjyqtari ju referohet të dhënave të recidivizmit të 50-vjeçares, e cila ishte gjetur fajtore për të njëjtin krim ndaj partnerit edhe në vitin 2016, por dënimi ishte pezulluar me kushtin që ajo të mos kryente vepër tjetër. Megjithatë, pavarësisht dënimit të gruas, çifti ka vazhduar bashkëjetesën dhe kjo duket se ka sjellë përsëritjen e dhunës dhe ngritjen për herë të dytë të akuzës, si dhe dënimin për herë të dytë të saj me nëntë muaj burg. Dhe, siç rezultoi nga gjykimi në apel, çifti nuk kishte pritur pushimin e akuzave nga apeli për të vazhduar jetesën e përbashkët.

Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33
Top News- Kultivuan kanabis/ Arrestohen 3 anëtarë të një familjeje në Malësi të Madhe
01/04 14:22