Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaqarr ku një grua, pas dhunës së vazhdueshme nga i shoqi ndaj saj dhe të bijës, ka pirë fotoksinë. Policia bën me dije se gruaja është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në pranga ka rënë burri i saj, Gentjan Liçaj, 47 vjeç. Mësohet se shkak për dhunën dyshohet se janë bërë konfliktet për të bijën e çiftit, 18-vjeçe, të cilën 47-vjeçari kërkonte ta fejonte pa dëshirën e saj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Gentjan Liçaj, banues në Tiranë, pasi dyshohet se pwr veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. 47-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.