Një ngjarje raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet, ku një 22-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Mësohet se e reja është efektive e policisë së shtetit. E reja, është rrëzuar aksidentalisht pak ditë më parë te Piramida. Ajo ka qenë jashtë shërbimit, ndërsa mësohet se ka përplasur kokën në një nga shkallët. Megjithëse po merrte mjekim në spital ajo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ditën e sotme 22-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.