Top Channel/ E rëndë! P*rdhunohen dy të mitura shqiptare, njëra prej 5 personash
04/11/2024 19:09

Këtë të hënë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar dy raste të përdhunimit të të miturave. Në Prishtinë, dyshohet se një e mitur është dhunuar nga pesë persona. Policia e Kosovës thotë se po kryhen hetime: “Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.” Nga raportimet e deritanishme mësohet se të dyshuarit ende nuk janë identifikuar. Rasti tjetër është shënuar në qytetin e Pejës, dyshohet se një nëntë vjeçare është përdhunuar nga një 26 vjeçar. “Dyshohet se është kryer vepra penale e “dhunimit” ndaj një të miture me ç’rast personi i dyshuar është arrestuar dhe prokurori i rastit brenda afatit ligjor ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimi. Viktimës i është dhënë mbrojtja e nevojshme, përfshirë mbrojtësin e viktimave, psikologun, prokurorin e shtetit dhe zyrtarët policor, gjithashtu viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor. Lidhur me këtë çështje kemi mbledhur prova që janë duke u analizuar dhe do të shërbejnë në procedurë penale”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. Lidhur me rastet e përdhunimit ka reaguar edhe Rrjeti i Grupit të Grave në Kosovë që kërkojnë hetim të menjëhershëm nga ana e institucioneve. “Nuk duhet të lejojmë assesi që dhuna të normalizohet, prandaj, kërkojmë edhe një herë me ngulm nga institucionet përgjegjëse t’i hetojnë rastet me prioritet dhe me seriozitetin më të lartë, ndërsa përgjegjësit, të marrin dënimet e merituara”.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48