Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në Malqi. Një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se nëna ka humbur jetën nga asfiksia. Dy fëmijët e saj janë transportuar në spitalin e Korçës. Korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule raporton se shërbimet e policisë ndodhën në vendngjarje.