Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në një lokal në qendër të Prishtinës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 21 persona, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë. Sipas policisë, 4 prej tyre janë lënduar me armë zjarri, ndërsa 17 të tjerë si pasojë e thyerjeve të gotave ose shisheve prej qelqi. Dyshohet se shumica prej të lënduarve janë femra.