Gjuetia në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël ka përfunduar tragjikisht për 36-vjeçarin Vasil Kamberi. Mesditën e sotme ai është qëlluar me cifte nga kushëriri i tij i parë, djali i xhaxhait që e shoqëronte për gjah, Flamur Kamberi 34-vjec. 36-vjecari Vasil Kamberi ka marrë fillimisht plagë të rënda, duke humbur jetën në momentin që po transportohej me helikopter nga fshati i Bulqizës.