Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Kala të Beratit, mëngjesin e sotëm. Policia njofton se një e moshuar është gjetur e vetëvarur në banesë nga fqinjët dhe pa shenja jete. Raportohet se nga këqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.