Janë nxjerrë nga makina e shkatërruar trupat e pajetë të 7 emigrantëve të huaj nga Lindja e Mesme dhe të shoferit shqiptar. Ata mbetën të vdekur nga një aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit, ku shkak mendohet të jetë bërë shpejtësia e madhe e automjetit tip “Benz”, i cili ishte marrë me qira.