Blerta Kllokoqi Rugova, gruaja e djalit të ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ishte e ftuara e radhës në podcast-in e kryeministrit Edi Rama, “Flasim”. Gjatë bisedës me kreun e qeverisë shqiptare, teksa foli për biznesin dhe ambicien për të zgjeruar sipërmarrjet e saj, Blerta Kllokoqi Rugova tregoi edhe planet për t’u angazhuar më shumë në politikë. Ajo kritikoi disa nga politikat e ndjekura nga qeveria aktuale e Kosovës, veçanërisht në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa Rama theksoi domosdoshmërinë që vende të vogla si tonat, të kenë miq të mëdhenj si SHBA.