Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje në rrjetin social “Facebook” zgjodhi t’i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve për krizën energjetike. Disa ditë më parë, vetë kryeministri pranoi se kriza e energjisë që ka mbërthyer gjithë Evropën, është e pashmangshme të mos ndikojë dhe në vendin tonë. Pyetjes së një ndjekëseve se përse nuk e vendosim vetë çmimin e energjisë, meqë e prodhojmë vetë atë, Rama i përgjigjet se vendi ynë nuk mund t’ia dalë pa importet.