E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, dhe Pashkët janë festa e Ringjalljes. Për të dyja këto ditë, ka një fazë përgatitore: Bëhet fjalë për të ashtëquajturën "java e zisë" , e cila nis të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin kishtar.