Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë rrëzuar një zëri akuzat e Prokurorëve të Hagës për krime kundër njerëzimit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në periudhën mars 1998- shtator 1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë hedhur poshtë pretendimet e prokurorëve të cilët kanë kërkuar nga 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së. I pari që mbajti fjalimin e tij në Hagë ishte ish-kryeministri dhe ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili deklaroi se gjatë luftës ishte në kontakt me SHBA-në për veprimet e UÇK-së.